Futboll Kategoria Superiore Sport

NJË PËRBALLJE TEPËR E TENSIONUAR/ Raste të shumta shënimi, Luftëtari dhe Bylisi ndajnë pikët

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Luftëtarit dhe Bylisit. Një përballje tepër e tensionuar, teksa nuk munguan golat, kartonat si dhe protestat e ashpra.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, pavarësisht rasteve të shumta të shënimit. Në minutën e 3-të, sulmuesi i Bylisit, Guindo, u largua nga fusha me barrelë, teksa u dërgua me ambulancë drejt spitalit të Gjirokastër, pas një përplasje me Lalën.

Në pjesën e dytë, Luftëtari gjeti rrugën e rrjetës me anë pjesën e dytë, Luftëtari gjeti rrugën e rrjetës me anë të Açkës, i cili realizoi me kokë pas një harkimi nga këndi.

Bylisi arriti të reagonte, teksa në minutën e 76-të, realizoi nga pika e bardhë e penalltisë me anë të portierit Hidi. Nuk munguan protestat nga stafi dhe lojtarët vendas. Në fundin e ndeshjes, të dyja skuadrat dolën të zhgënjyera nga sfida, teksa pika nuk kënaqi asnjë.

Related posts

“MAGJIK” NË KAMPIONATIN ZVICERAN/ Sadiku barazon për Luganon me një predhë nga 25 metra (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Poloni-Holandë. Rezultati 1-2

Delo.autor

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ Juventusi shpallet kampion për herë të 35-të

Delo.autor

Leave a Comment