Futboll Kategoria Superiore Sport

DHUROJNË SPEKTAKËL NË “LORO BORIÇI”/ Demat e Kuq” mposhtin Vllazninë në frymën e fundit

Partizani doli triumfues nga transferta e Vllaznisë në Shkodër, me shifrat 1-3.

Në një “Loro Boriçi” të mbushur me mijëra tifozë shkodranë, të dyja ekipet e nisën në ekuilibër, por takimi u zhbllokua në minutën e 14-të, nga goli i Kordeiros, që shfrytëzoi një pasiguri të Sherrit.

Gjithsesi, pas vetëm 4 minutash, ishte Krymi që shënoi pothuajse një gol të njëjtë për vendasit, që ndoqi aksionin dhe çoi në fundin e rrjetës një top të mbetur në zonën e Hoxhës.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që e dyta nisi e vakët dhe me pak raste. Ekipi i Jonuz pretendoi për një penallti për prekje me dorë të Telushit brenda zone, por Koçi nuk ishte i këtij mendimi. Teksa ndeshja po shkonte drejt një barazimi, vetëm në minutën e 92-të, ishte një shkodran, Çinari, ai që nga hyrja e zonës goditi fort dhe mposhti Sherrin.

Në sekondat e fundit, Vllaznia humbi ekuilibrat dhe Jasir Asani, bëri gjithçka mirë vetë duke shënuar edhe golin e tretë. Në fund, Partizani fitoi me shifrat 1-3, duke marrë 3 pikë me shumë vlera, dhe tani e gjen veten në kuotën e 14 pikëve, në vendin e tretë. Ndërkohë, me 12 pikë mbetet në vendin e gjashtë Vllaznia.

Related posts

U DËMTUA NË CHAMPIONS/ Lucas Hernandez rrezikon Europianin, trembet Franca

F.autor

Mbledhje urgjente te Vllaznia me Ademin, konfirmohet Gjoka

Sadik.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Southampton. Rezultati 3-3

Delo.autor

Leave a Comment