Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Gattuso, në “BANKËN E TË AKUZUARVE” te Milani. E josh klubi tjetër i Serie A

Që nga derbi i humbur kundër Interit, bota është përmbysur te kuqezinjtë. Vetëm një pikë në tri ndeshje dhe një distancë e re e krijuar nga “kushërinjtë” e të njëjtit qytet. Zikaltrit, në bazë të fitores 4-0 ndaj Genoa, e kanë konsoliduar vendin e tretë në Serie A me katër pikë përpara Gennaro Gattuso.

Trajneri kalabrez ka përfunduar shpejt në “bankën e të akuzuarve”. Nga ndeshja në shtëpi me Udinese pritej një fitore, por në fund të lojës vetëm barazim. Ky rezultat ka pasur efekt negativ në klimën e krijuar rreth ekipit. Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Leonardo dhe Paolo Maldini kanë shkuar në qendrën sportive “Milanello” për ta mbështetur grupin, sidomos në planin psikologjik.

Gjithsesi, për ta bërë situatën edhe më të ndërlikuar shërben kalendari i Milanit: Të shtunën, në orën 18:00, kuqezinjtë do të jenë mysafirë të Juventusit, pastaj do të presin Lazio në “San Siro”, një javë më vonë. Të mos harrojmë gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, më 24 prill, ku do të kenë përballë bardhekaltrit, përsëri.

Nevojitet një reagim krenarie për të dalë nga “tuneli”, ku Milani duket se është futur. Makthet janë të freskëta, ndaj duhet parandaluar të përsëritet e njëjta situatë, në të njëjtën periudhë të kampionatit, si vitin e kaluar. Asokohe, pas pesë fitoreve radhazi, kuqezinjtë morën vetëm katër pikë në gjashtë ndeshje (pa asnjë fitore).

Nuk ka asgjë të sigurt, fati i Gennaro Gattuso do të jetë në rrezik. Klubi vazhdon ta vlerësojë punën e tij, por llogaritë dhe vendimet janë procese të paevitueshme në fund të sezonit. Synohet pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve, sezonin e ardhshëm. Nëse kjo nuk ndodh, “votëbesimi” i trajnerit kuqezi nuk përligjet.

Sipas “La Stampa”, nuk mund të përjashtohet një përpjekje nga Roma, për ta marrë trajnerin Gattuso. Në kryeqytet, ai do të takohej me miqtë e vjetër të kombëtares, Totti dhe De Rossi.

Related posts

Kroacia i falet një autogoli, e mbyll në avantazh të parën

Sadik.Autor

PREMTON ANGAZHIM MAKSIMAL TEK INTERI/ Lautaro Martinez: Gjithmonë punoj për të dhënë…

Delo.autor

LAVDËRON SKUADRËN KUNDËR BUNLEY/ ​Shaqiri: Duhet të jemi të…

Isa.Autor

Leave a Comment