Futboll Ligue 1

PSG, Emery tregon se kur do të rikthehet Neymar

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, pret që Neymar të rikthehet në fund të muajit prill dhe pranon se nuk ka biseduar me drejtuesit e klubit francez për të ardhmen e tij pas këtij sezoni…

Duke folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes së ditës së premte kundër Saint-Etienne, Emery tha se në javët e ardhshme Neymar do jetë pjesë e ekipit.

“Fola para pak ditësh me Neymar dhe më tha se po vazhdon të punojë individualisht dhe për dy apo tre javë do të kthehet në stërvitje me ne,” – tha Emery.

Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino dhe Massimiliano Allegri janë përmendur si emrat që mund të zëvendësojnë trajnerin Emery në sezonin e ardhshëm.

“Nuk kam folur me drejtuesit për të ardhmen. Kontrata ime përfundon në maj. Atëherë do të jetë momenti i duhur për të trajtuar këtë temë. Pas eliminimit nga Champions League jam i përqendruar te titulli kampion, të cilin duam ta sigurojmë sa më parë,” – tha Emery.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ James Rodriguez: Nuk mendoj se do të luaj edhe për shumë

Delo.autor

VIDEO/ Këto janë puthjet më “romantike” të historisë së futbollit

Q.Autor

LOJTARI PREMTUES/ Man United fiton derbin me Man City për talentin 16-vjeçar polak

Isa.Autor

Leave a Comment