Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLLET JAVA E 8 NË SUPERIORE/ Teuta “mbretëreshë” e klasifikimit, ndjekin Tirana e Partizani. Renditje e “çmendur”

Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme të gjitha ndeshjet e javës së tetë, ndërkohë që edhe tabela e renditjes ka pësuar ndryshime.

Vendin e parë tashmë e mban Teuta, me 15 pikë, e vetme në krye të klasifikimit. Më tej, pas fitoreve, ngjiten në kuotën e 14 pikëve, Tirana dhe Partizani, që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë.

Në vendin e katërt dhe të pestë, gjenden Bylisi dhe Skënderbeu, ndërkohë që vendi i gjashtë për Vllazninë, që mbetet me 12 pikë. Vetëm vendi i shtatë për Kukësin, me 11 pikë të grumbulluara, ndërkohë që Laçi mban pozicionin e tetë, me 7 pikë.

Luftëtari i parafundit në renditje, me 6 pikë, ndërkohë që mbyll tabelën Flamurtari, me vetëm 2 pikë gjatë 8 ndeshjeve.

 

REZULTATET – JAVA 8

Teuta-Flamurtari 1-0

Luftëtari-Bylis 1-1

Tirana-Laçi 2-1

Vllaznia-Partizani 1-3

Skënderbeu-Kukësi 0-0

RENDITJA – JAVA 8

renditja java 8

PANORAMASPORT.AL

Related posts

E FUNDIT/ Kategoria Superiore pret aplikimin, teknologjia VAR në Shqipëri

Delo.autor

Spalletti: Derbi i Milanos është gjithmonë i veçantë

Q.Autor

E PAZAKONTË/ Nuk e futi në lojë, “yllin” e BARCELONËS e ZË GJUMI në pankinë

Isa.Autor

Leave a Comment