Futboll Sport

Futbollistët e Partizanit zhgënjejnë menaxherët kroatë

Partizani ka humbur dje ndaj Teutës në “Selman Stërmasi”, në një ndeshje e cila ishte për t’u harruar. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh, por më pas pësuan tre gola që i larguan edhe më shumë me vendin e tretë çka do të thotë pjesëmarrje në Europë. Por, më shuam se kaq paraqitja e dobët e disa prej titullarëve në fushë ka bërë që të zhgënjehen edhe disa menaxherë kroatë që ishin të pranishëm në tribunën VIP të stadiumit. Tre menaxherë të Lokomotivës së Zagrebit, ku mes tyre edhe Besnik Prenga, ish-lojtar i kuq që punon në Kroaci kanë ndjekur nga afër ndeshjen, por nuk i ka bindur asnjë futbollist që të mund t’i bënin një ofertë. Trashi, Asani e Bardhi mësohet se kanë qenë nën vëzhgimin e tyre, por dje ata nuk ishin në ditën e tyre më të mirë dhe kjo ka bërë që menaxherët të largohen duarbosh nga stadiumi, ndërsa futbollistët kanë humbur një mundësi të artë për të lënë përshtypje të mira dhe pse jo të merrnin ndonjë ofertë për të vazhduar karrierën e tyre jashtë vendit, ku kanë edhe objektivin e tyre për të luajtur.

Partizani do t’i duhet të marrë maksimumin e mundshëm në katër ndeshjet e mbetura të sezonit, për të siguruar vendin e tretë në klasifikim që mbahet nga Luftëtari. Gjirokastritët do të jenë kundërshtarët e radhës në kampionat dhe në transfertë të kuqtë nuk do ta kenë të lehtë. Por, Partizani mund të arrijë Europën edhe me vendin e katërt në Kategorinë Superiore, pas dënimit të Skënderbeut nga UEFA. Por, korçarët kanë apeluar vendimin e tyre dhe tashmë mbetet në dorë të CAS. Gjithsesi të kuqtë nuk janë dorëzuar ende për vendin e tretë edhe pse diferenca është pesë pikë. Por, më parë të kuqtë duhet që të lënë pas Laçin, me të cilin janë në kuotë të barabartë pikësh në klasifikim.

Related posts

‘Bomba’ nga Spanja: Zidane dëshiron të largohet nga Real Madrid

Q.Autor

TRONDITET BARÇA/ Ylli i katalanasve do largohet në janar: 3 ekipe kanë gati ofertën

Isa.Autor

Tronditet Argjentina, humb Botërorin pasi këputi ligamentet e gjurit

Sadik.Autor

Leave a Comment