Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA E MUNGUAR/ Ekipi i Guardiolës dhuron spektakël ndaj Crystal Palace

Mançester Siti u rikthye te fitorja në Premier Ligë, pas humbjes befasuese ndaj Uolvesit një javë më parë.

Në transfertë ndaj Kristal Palasit, ekipi i Guardiolës fitoi pastër me shifrat 0-2. Dy gola për dy minuta, i mjaftuan “qytetarëve” që të marrin 3 pikët.

Në fillim, ishte Gabriel Zhezus që zhbllokoi takimin në minutën e 39-të, ku shënoi me kokë nga brenda zone, pas një harkimi nga e djathta prej Bernardo Silvës.

Vetëm dy minuta më pas, ishte David Silva që pasi mori një asist fantastik nga Sterling, goditi fort nga brenda zone, dhe e kaloi topin poshtë portierit kundërshtar. Deri në fund, ekipi nga Mançesteri e dominoi takimin, por nuk pati më gola të tjerë.

Me këtë fitore, Siti shkon në kuotën e 19 pikëve, dhe mban vendin e dytë, momentalisht -5 nga Liverpuli, që ndeshjen e vet e luan nesër ndaj Mançester Junajtid.

Related posts

“LOJTARËT DUHEN TESTUAR TË GJITHË PAS KTHIMIT, COVID-19 PREK ZEMRËN”/ Ish-përgatitësi i Kombëtares shqiptare lëshon alarmin

Delo.autor

FIORENTINA-MILAN/ Ndizet sfida në “Artemio Franchi”, realizohen gola për 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Zyrtare: Skuadra e Premierligës shkarkon trajnerin

Q.Autor

Leave a Comment