Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI I KOMBËTARES SHKËLQEN DHE KUR HUMB VERONA/ Ja si vlerësohet Kumbulla nga media italiane

Verona skuadra ku luan Kumbulla dhe Rrahmani, ka humbur mbasditen e sotme, nga Napoli me rezultatin 2-0.

Napoli me anë të Milik-ut, mori tre pikë shumë të rëndësishme, diçka që pritej të ndodhte sot në “San Paolo”.

Një ndeshje shumë të mirë edhe pse Verona ka humbur, bëri Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares.

“Tuttomercato” e ka vlerësuar shqiptarin me notën 6. “I ri, por tashmë tepër konkurrues për ndeshje të tilla. Testi në San Paolo kaloi me sukses, pavarësisht humbjes”, shkruan kjo media për Kumbullën.

Edhe Rrahmani ka bërë një lojë të mirë, në këtë ndeshje, por te goli i dytë i Milikut, mbrojtësi i “dardanëve” duhet të bentë diçka më shumë.

Related posts

DERBI I NDEZUR! Arsenali nuk ndalon me “dhurata” (VIDEO)

Delo.autor

DORTMUND VIJON “RËNIEN E LIRË”/ Nuri Sahin në “fije të perit”

F.autor

NGA HALAND TEK MBAPPE/ Kush janë kandidatët në “luftë” për “Këpucën e Artë”

F.autor

Leave a Comment