Futboll La Liga Sport

SKANDALI NË GRANADA-BARCELONA/ Një audio zbulon fyerjet e lojtarit ndaj Koeman: Je një kloun (VIDEO)

Atmosfera ka qenë e zjarrtë në fundin e ndeshjes së luajtur të mërkurën mes Granada-s dhe Barcelona-s, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Mbretit, që është fituar 5-3 nga katalanasit pas kohës shtesë.

Sulmuesi i vendasve Roberto Soldado që ka humbur kontrollin, duke i drejtuar disa fraza aspak të këndshme trajnerit të miqve Ronald Koeman.

“Idiot, idiot, je një kloun, të mungon përulësia”.

Reagimi i Soldado-s i ka rrënjët në përballjen e fundit mes të dyve në kampionat.

Koeman ka kritikuar lojtarin për protesta të ekzagjeruara pas anulimit të një goli për pozicion jashtë loje dhe të dy kanë filluar një debat që ka vazhduar deri në fundin e ndeshjes, duke i lënë njëri-tjetrit takim në dhomat e zhveshjes.

Related posts

  Uruguai – Rusi/ Publikohen formacionet zyrtare me surpriza të shumtë

Isa.Autor

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ LECCES/ Ribery ka një mesazh të fortë për tifozët e Fiorentinës (FOTO)

Delo.autor

MESFUSHORI ITALIAN DREJT LARGIMIT NGA BOCA JUNIORS/ De Rosi i habit të gjithë me vendimin e fundit

Delo.autor

Leave a Comment