Futboll Seria A Sport

DËMTIMI I ALEXIS SANCHEZ ME KOMBËTAREN/ Flet Marotta: Duhet të jemi vigjilent në merkaton e janarit, kilianin nuk do ta…

Aleksis Sançez pësoi një dëmtim me ekipin e tij kombëtar, teksa pritet të mungojë për një periudhë 2 ose 3 mujore.

Për shkak të mungesës së sulmuesit, në mediat italiane qarkullojnë lajme, se Interi është në kërkim të një lojtari për atë repart. Megjithatë për t’i mohuar këto zëra ka menduar një nga drejtuesit zikaltër, siç është Bepe Marota.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë, është shprehur se nuk po kërkojnë lojtar për ta zëvendësuar kilianin: “Ne e ndërtuam skuadrën në një mënyrë specifike. Do të ishim më të lumtur nëse Sançez nuk do të dëmtohej. Por, gjithashtu jemi optimist dhe besojmë se ai do të rikthehet brenda dy muajve.

Pas kësaj, reparti i sulmit do të mbetet i pandryshuar, nuk do të ketë ndërhyrje në merkato. Në janar të rrallë janë lojtarët që lëvizin nga ekipet e tyre, është detyra jonë të jemi vigjilentë dhe të shohim se çfarë mundësi na ofron merkato.”, u shpreh Marota.

Related posts

RUSI 2018/ Cavani në lot: Loja vazhdon, shpresoj të shkojmë deri në finale

Sadik.Autor

PRAPASKENAT PËR ÇËSHTJEN “ÇINARI”/ Partizani me avokatë francezë për të hequr dënimin. Ja kur pritet të zgjidhet në KAS

Delo.autor

Era Istrefi konfirmon performancën në finalen e “Rusi 2018”

Isa.Autor

Leave a Comment