Futboll Seria A Sport

“BËMË NJË LOJË SHUMË TË BUKUR ”/ Lukaku kritika skuadrës pas fitores: Pozitive në këtë ndeshje ishin vetëm tre pikët, ne duhet të…

Interi mposhti me rezultatin 3-4 Sasuolon, në një ndeshje të çmendur ku ziklatërit rrezikuan të barazoheshin në fundin e takimit.

Romelu Lukaku ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj ndeshje, teksa shënoi dy gola së bashku me Martinez. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi belg ka dhënë një intervistë për mediat, ku shprehet se e rëndësishme në këtë ndeshje ishte vetëm fitorja: “Bëmë një lojë shumë të bukur në pjesën e parë të ndeshjes. Duhet të kishim shënuar më shumë gola në pjesën e dytë. Pozitive në këtë ndeshje ishin vetëm tre pikët, megjithatë ne duhet të mbrojmë më mirë. Përpiqem të ndihmoj ekipin gjatë gjithë ndeshjes dhe jam i lumtur për skuadrën, sepse ishte e rëndësishme të merrnim fitoren ditën e sotme.”, u shpreh belgu.

REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - OCTOBER 20: Romelu Menama Lukaku Bolingoli of FC Internazionale celebrates after scoring the second goal during the Serie A match between US Sassuolo and FC Internazionale at Mapei Stadium - Citta del Tricolore on October 20, 2019 in Reggio nell'Emilia, Italy (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Gjithashtu ai tregoi, pse e festoi golin e shënuar me trajnerin Antonio Konte: “Trajneri dhe unë jemi të dy pjesë e ekipit. Prandaj kur unë shënoj gol, dua që atë ta festoj me të gjithë. Jam i përqendruar vetëm në stërvitje dhe të jap gjithmonë më të mirën në çdo ndeshje.”, përfundoi sulmuesi.

Related posts

HUMBJA NDAJ NAPOLIT/ Ronaldo shkoi i tërbuar në dhomën e zhveshjes!

Delo.autor

PSG-BAYERN MUNICH/ Boks në stërvitje, ja plani i trajnerit Flick kundër “francezëve”…

Delo.autor

MBI SHORTIN CHAMPIONS/ Lille beson te mrekullia: Chelsea? Kemi fituar Ligue 1 kundër PSG…

Delo.autor

Leave a Comment