Futboll Premier League Sport

DERBI I “ZJARRTË” I PREMIER LEAGUE/ Liverpool ndalet pas 8 fitoresh radhazi nga “Djajtë e Kuq”

Është mbyllur në barazim 1-1, derbi i zjarrtë i Premier Ligës, mes Mançester Junajtid dhe Liverpulit. Pavarësisht formës jo të mirë që po kalon, skuadra e Solskjaer, arriti të ndalte të kuqtë e Jyrgen Klop, pas 8 fitoresh radhazi në kampionat, duke u konfirmuar si “macja e zezë” e Liverpulit në shtëpi.

Ishte Rashford, i cili në minutën e 36-të, zhbllokoi shifrat, duke dërguar “Djajtë e Kuq” në dhomat e zhveshjes me epërsinë e 1 goli.

Rashford

Në pjesën e dytë, kryesuesit e kampionatit, u hodhën në sulm, në kërkim të golit të barazimit, teksa duhet të shkonte minuta e 85-të, që Lallana të vendoste baraspeshën, duke shmangur një humbje të mundshme.

 

Lallana

Liverpuli nuk fiton në “Old Traford” që prej 16 marsit të vitit 2014, kur fitonte me rezultatin 0-3 falë dopietës së Xherardit dhe golit të Suarezit.

Me pikën e sotme, të kuqtë e Klopit, u ngjitën në kuotën e 25 pikëve, teksa diferenca ndaj Mançester Sitit u ngushtua në 6 pikë, ndërkohë që Junajtid mban vendin e 13 me 10 pikë në 9 ndeshje.

Related posts

Gol në ndeshjen Lokomotiv Moscow – Atletico Madrid

Q.Autor

SAGA “ICARDI” VAZHDON TEK INTERI/ Ylli argjentinas rikthehet “zikaltër” në prag të derbit Milanez

Delo.autor

ATALANTA-MILAN/ Mbrojtësi Calabria përfiton falë një gabimi dhe ndëshkon pas 30 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment