Futboll La Liga Sport

MERKATO E JANARIT ENDE LARG/ Pogba drejt kalimit tek Real Madrid, por pengesë bëhet…

Merkato e janarit është shumë larg, por shumë skuadra kanë nisur të mendojnë tashmë për të. Më e prirur për të menduar këtë periudhë të merkatos besohet të jetë Reali i Madridit.

Rezultatet e regjistruara në javët e fundit e fusin në vallen e merkatos gjigantin spanjoll. Dëmtimet janë një tjetër faktor dhe Paul Pogba mendohet të jetë objektivi konkret i Los Blancos.

Tratativat mes palëve kanë nisur prej kohësh dhe pengesa e vetme shihej Manchester United. Por problemi kryesor mund të jetë paga e francezit.

Sipas asaj që raporton “Marca”, Pogba paguhet 17 milionë euro në vit, shifër e tepërt edhe për arkat e një klubi si Reali i Madridit. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Pogba, i cili aktualisht po vuan një dëmtim, që po e mban jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Related posts

JUVENTUSI NË “GJUMË”/ Pëson 2 gola nga ish-ët e Interit dhe Milanit

F.autor

BILANC KATASTROFË/ Vazhdojnë problemet tek Real Madrid, 65 dëmtime në 13 muajt e fundit

Delo.autor

LIVE SHORTI/ Shkëndija me FAT, “peshkon” kampionët e Uellsit ndërsa KUKËSI ndeshet me Valletën

Sadik.Autor

Leave a Comment