Futboll Seria A Sport

“FUTBOLLI NUK ËSHTË TENIS”/ Apeli i Strakoshës: Të kthehemi ata që ishim para pandemisë!

Lacio dhe Interi ndanë pikët në “Olimpico”, në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Serisë A. Pavarësisht se përballë kishin një nga favoritët kryesorë për të fituar kampionatin këtë sezon, portieri i Kombëtares, shqiptare, Thomas Strakosha, nuk duket fort i kënaqur me rezultatin dhe lojën. 25-vjeçari, këmbëngul se Lacio duhet të kthehet e fortë si para pandemisë së koronavirusit.

“Në pjesën e parë nuk ishim të qartë dhe nuk luajtëm siç dimë ne. Në të dytën morëm masat dhe ndoshta meritonim diçka më shumë. Duhet të qetësohemi, përqendrohemi dhe të bashkohemi si një grup e të kthehemi ata që ishim para pandemisë. Më kujtohen ndeshjet e kaluara kur kemi qenë në vështirësi, por tani ndjehet shumë. Kështu, duhet të flasim më pak në fushë dhe të jemi më konstruktivë. Duhet të luajmë në grup sepse ky sport nuk është tenis. Jam i përqëndruar për të ndihmuar më shumë skuadrën, por duhet të jemi më pozitivë sepse kemi kualitet.

Goli i pësuar? Më kapi në kundërkohë, ishte me fat dhe unë mund të bëja më mirë. Tashmë kaloi dhe duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër. Gjithmonë ka keqardhje sepse kemi pësuar shumë gola, unë e di që mund të bëj më mirë. Duhet të qëndroj i qetë nëse mendoj për golat e pësuar, nuk mund të ndihmoj skuadrën”, u shpreh Strakosha.

Related posts

Mourinho: Sanchez i zhgënjyer me Arsenalin erdhi te ne për të luajtur në Ligë të Kampionëve

Q.Autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ “Djajtë e Kuq” marrin me vete në Paris “heroin” e…

Delo.autor

ZYRTARE/ Konte nuk e kishte në planet e tij, mbrojtësi largohet nga Interi dhe prezantohet në Francë

Delo.autor

Leave a Comment