Futboll Seria A Sport

PËRBALLJE DRAMATIKE NË “SAN SIRO”/ “Kuqezinjtë” e pësojnë në minutat e fundit, Lecce i prish festën Piolit në debutim

Përballje dramatike! Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi përballë Leçes, në debutimin e trajnerit Stefano Pioli!

Një supergol i Kalderonit në minutën e 90+2 ka tronditur kuqezinjtë, të cilët e dominuan lojën, por fati duket se nuk ishte me ta në këtë përaballje. Çalhanoglu hapi serinë e golave në minutën e 20-të, me një gjuajtje të bukur nga e djathta, ndërkohë që kuqezinjtë kishin raste të shumta shënimi në pjesën e parë, por nuk arritën të finalizonin.

 

Pioli

Në fragmentin e dytë të lojës, Babakar, vendosi barspeshën në minutën e 62-të. Sulmuesi ekzekutoi një 11-metërsh. Gjuajtja e tij u prit nga Donaruma, teksa më pas topi shkoi sërish te Babakar, i cili e shtyu drejt rrjetës.

 

Babakar

Festa e Leçes, zgjati 19 minuta, pasi Pionte, kaloi sërish në avantazh kuqezinjtë, në minutën e 81-të, teksa me një gjuajtje nga brenda zonës, mposhti portierin Rafael.

Kur u mendua se sfida do të përfundonte me fitoren e Milanit, ishte Kalderoni, që me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës, vendosi baraspeshën, duke i dhuruar 1 pikë të artë Leçes, teksa zhyti në krizë kuqezinjtë!

Related posts

“TREGOHUNI ME B*LE OSE…”/ Ultrasit e Interit kërcënojnë skuadrën pak orë përpara sfidës ndaj Sasuolos

Delo.autor

ELSEID HYSAJ NJË HAP LARG ROMËS/ Mediat italiane zbulojnë marrëveshjen, ja oferta

Delo.autor

E ARDHMJA E SOLARIT DREJ FUNDIT/ Një legjendë e Brazilit dhe Real Madridit do i marrë vendin trajnerit

Delo.autor

Leave a Comment