Futboll Premier League Sport

Zyrtare: Mësohet destinacioni i ri i legjendës Gerrard!

Steven Gerrard është zyrtarisht trajner i Rangers. Legjenda e Liverpool ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me gjigantët skocezë. Pak ditë më parë, mediat britanike patën njoftuar se brenda kësaj jave ish-mesfushori i “The Reds” do të zyrtarizohej tek Rangers.

“Ndihem i nderuar që jam trajneri i radhës i Rangers. Kam respekt të madh për këtë klub, historinë dhe traditën e tij. Mezi pres që t’a nis këtë udhëtim me Rangers dhe të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këto suksese që ka arritur ky klub”- ka thënë 37-vjeçari.

Në vijim klubi do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të japë detaje të mëtejshme rreth arritjes së kësaj marrëveshjeje.Ish-kapiteni i “Tre Luanëve” ka drejtuar ekipin e moshave të Liverpool U-18 për një sezon ( 2017-2018) ndërsa tani zyrtarisht nis një eksperiencë të re më të madhe me “The Light Blues”.

Related posts

“Nuk dua asnjë qindarkë”, si nisi historia e Daliçit te stoli kroat!

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ “Magjistari” Modric rikthen Realin në lojë me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

PARIS 2024/ Rekorde dhe kuriozitete nga Lojërat Olimpike

F.autor

Leave a Comment