Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Sheffield Utd-Arsenal “ndez” mbrëmjen

Futbolli është sporti më i bukur në botë dhe më i ndjekuri nga tifozët dhe për këtë arsye ai nuk mund të mungojë asnjë ditë. Edhe këtë të hënë luhet një sfidë interesante Premier League. Në ishull java e 9-të e kampionatit anglez mbyllet me takimin që do të zhvillohet në stadiumin mitik Bramall Lane mes Sheffield United dhe Arsenalit.

Skuadra e ardhur nga Championship pas një nisjeje shumë të mirë që i bëri sezonit, ka gabuar shumë gjatë kësaj periudhe duke grumbulluar vetëm 1 pikë në 3 sfidat e fundit, por sot në mbrëmje Sheffield United do të kërkojë fitoren përballë një Arsenali që u është rikthyer rezultateve pozitive pas startit impresionues të kampionatit teksa ka grumbulluar 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit dhe me një fitore në këtë transfertë topçinjtë do të ngjiteshin në vendin e 3-të të klasifikimit me 18 pikë.

Unai Emery ka në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve dhe Arsenali do të tentojë me të gjitha mënyrat të marrë maksimumin në këtë duel.

Related posts

MIQËSORJA NDAJ KOMBËTARES/ Armenia refuzon vendimin e UEFA-s për…

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Bayern Munich bën gati çekun për të “rrëmbyer” mbrojtësin…

Delo.autor

DO TË LARGOHET NGA RANGERS/ Dy ekipe në garë për shërbimet e Eros Grezda, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment