Sport Të tjera

GATI ZYRTARIZIMI/ Valentino Rossi te Mercedes në F1, Hamilton drejt Yamaha në Moto GP

Lajmi ka disa muaj që qarkullon, por tashmë ai është drejt zyrtarizimit. Lewis Hamilton pritet të pilotojë motorin Yamaha, ndërsa Valentino Rossi do të pilotojë makinën Mercedes. Një shkëmbim vendesh mes dy ikonave të garave të Moto GP dhe Formula 1, që pritet të organizohet në fund të sezonit. Vendi se ku do të zhvillohet kjo sfidë ende nuk është konfirmuar.

“Kemi pak kohë që flasin për këtë gjë. Unë do të pilotoj makinën e Lewis dhe ai motorin tim. shpresoj që t’ia dalim mbanë, pasi do të ishte diçka fantastike për mua të pilotoj sërish një makinë të Formula 1”, tha Valentino Rossi.

Piloti italian i garave të motoçiklizmit, në të shkuarën, ka pilotuar disa herë makinën Ferrari. Lewis Hamilton është një pilot i apasionuar pas motorëve, ndaj ky shkëmbim vendesh do të ishte një surprizë e madhe për fansat e tyre. Nuk dihet ende nëse do të jetë një “test show”, apo diçka më konkrete për të ardhmen e karrierës së dy pilotëve.

Related posts

KËSHILLON MANCHESTER UNITED/ Owen: Merre këtë sulmues, do të jetë Rooney i ri për 10 vitet e ardhshme

Delo.autor

NIS PËRGATITJET PËR “COPA AMERICA”/ Messi i “SHOKON” të gjithë: Një trofe me Argjentinën dhe i jap…

Delo.autor

CR7 paguan sa “qimet e kokës”/ Formon “super ekipin” që do ta mbrojë në gjyqin “Mayorga”

Isa.Autor

Leave a Comment