Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

QËNDROI TRE MUAJ LARG FUSHAVE/ Rikuperohet nga dëmtimi mesfushori i Kombëtares…

Emanuele Ndoj u dëmtua në korrik me Breshan në kyçin e këmbës, duke qëndruar larg fushave të lojës për një kohë relativisht të gjatë.

Mesfushori shqiptar ishte një nga lojtarët kryesorë të Breshas në sezonin e fundit, teksa i ndihmoi ata të ngjiten në elitën e futbollit italian, siç është Serie A.

Megjithatë dëmtimi i pësuar e mbajti atë jashtë fushave në këtë fillim të sezonit, duke ia bërë të pamundur të japë kontributin e tij për ekipin. Pavarësisht problemeve me dëmtimin, sipas “Fantacalcio” tashmë vijnë lajme të mira nga infermieria për shqiptarin.Ndoji6

Ndoj është rikuperuar plotësisht, dhe është bashkuar më pjesën tjetër të ekipit, ndonëse ai nuk është në formën e duhur.

Related posts

Lenjani njeriu asist, por shqiptari nuk mjafton për Sionin në Kupë

F.autor

Kryhen peshimet zyrtare, Haye më i lehtë se Bellew para revanshit

Sadik.Autor

Kovacic dhe Reali janë në luftë mes tyre!

Sadik.Autor

Leave a Comment