Futboll Sport

ANCELOTTI DEKLAROI SE DO TA TELEFONONTE/ Flet Imbrahimovic: Të gjithë më telefonojnë mua…

Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, teksa përfundon kontratën me klubin e LA Galaksi në fund të vitit dhe po shikon për një skuadër tjetër.

Pak ditë  më parë trajneri i Napolit u shpreh se e pëlqen shumë lojtarin suedez, dhe do ta dëshironte atë te Napoli. Madje tekniku italian me shaka u shpreh se ai do ta telefononte vetë lojtarit, për t’i kërkuar të bashkohej me të kaltrit.

Pas përfundimit të ndeshje midis Los Anxheles Galksi dhe Minesota, Ibra ka dhënë një intervistë, ku nuk mund t’i shmangej pyetjes për telefonatën e Ançelotit. Edhe 38-vjeçari ka folur për këtë me shaka, teksa u shpreh: “Të gjithë më telefonojnë mua. A e dëshiron edhe ti numrin tim? Kështu që do të kishe mundësinë të më telefonoje mua. Në rregull, marrëveshja u krye.”, tha suedezi.

E ardhmja e sulmuesit është ende e pasigurt, teksa shumë klube kanë shfaqur interes për ta marrë në ekipet e tyre, veçanërisht në Itali.

Related posts

PSG ngel me “gisht në gojë”/ Ylli i Barcelonës nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou”

Isa.Autor

SHKODRANI DUKET NË FORMË TË MIRË/ Sindrit Guri shënon me Ostenden por ndeshja… (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) Strakosha dhe Berisha takohen në fushë, përqafimi i tyre bën bujë në Itali

Q.Autor

Leave a Comment