Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-LOKOMOTV MOSCOW/ Ronaldo synon një rekord tjetër në Champions

Cristiano Ronaldo mund të vendosë një rekord tjetër sonte, nëse shënon gol kundër Lokomotiv Moscow në një ndeshje të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Nëse ia del të shënojë, Ronaldo do ta kalojë Raul si lojtari i vetëm që ka shënuar kundër 34 klubeve të ndryshme në Ligën e Kampionëve.

Juventus pret Lokomotiv Moscow në “Allianz Stadium” në Torino, në një ndeshje që nis në orën 21:00.

Deri tani, Ronaldo dhe Raul kanë shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në garën më prestigjioze për klube në Europë.

Megjithatë, Lokomotiv Moscow është ndër klubet e pakta ndaj të cilave nuk ka shënuar ende Ronaldo.

Related posts

GATTUZO E THOTË “TROÇ”/ Ky është LOJTARI KRYESOR i Milanit, bën diferencën…

Isa.Autor

TREGON KAOSIN ME COVID-19/ Klopp: Çdo ditë është si të marrësh pjesë në një llotari

Delo.autor

Piketohet talenti i Superiores, francezët gati ofertën për portierin e talentuar

Sadik.Autor

Leave a Comment