Futboll Seria A Sport

TRAJNERI I RI I MILAN I PLOTËSON DËSHIRËN TIFOZËVE/ Piol gati të ulë në stol lojtarin e urryer për sfidën ndaj Romës…

Milani po kalon një formë aspak të mirë, teksa së fundmi dështuan të fitojnë edhe kundër Leçes, ku kuqezinjtë treguan një lojë deri diku të mirë.

Pas barazimit 2-2 kundër Leçes, tifozët ishin shumë të mërzitur me ekipin, dhe në veçanti me Suson, i cili po tregon një formë të dobët kohët e fundit. Tifozët kuqezi filluan sulmet e tyre në rrejtët sociale, ku kërkonin përjashtimin e spanjollit.

Mesa duket për t’i gëzuar tifozët ka menduar Pioli, i cili për ndeshjen me Romën po planifikon ta nisë me Suson nga stoli. Tekniku i ri i Milanit, po mendon të luajë me skemën 4-3-1-2, me Piontek dhe Leao në sulm, ndërsa prapa tyre me Hakan Çalhanoglu.pioli1-e1571191030323

Duket se sulmuesi spanjoll nuk do të ketë të njëjtin fat me trajnerin e ri, siç kishte me Gatuzon dhe Xhampaolon, të cilët e konsideronin atë një titullar të padiskutueshëm.

Related posts

DUAN REALIN/ Menaxheri i Courtois ngre zërin ndaj drejtuesve të Chelseat

Isa.Autor

EURO 2020/ Gabon mbrojtja e Kosovës, Çokaj kalon Shqipërinë U-21 në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Ronaldo pranë marrëveshjes me Juventusin? Real Madrid i jep lamtumirën portugezit 

Isa.Autor

Leave a Comment