Futboll Ligue 1

Neymar ka një kërkesë për PSG, kërkon transferimin e yllit të Chelseas

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, i ka kërkuar drejtuesve të klubit ta transferojnë Alvaro Moratan nga Chelsea gjatë verës, sipas Don Balon.

Marrëdhëniet e Neymarit me Edinson Cavanin janë dëmtuar shumë, sipas mediumit spanjoll, prandaj braziliani ka vendosur se Morata është opsioni më i mirë për ta kompletuar treshen sulmuesve të PSG-së, transmeton Express.

Ai do që me spanjoll dhe Kylian Mbappen ta formojnë treshen sulmuese te gjiganti parisien.

PSG-ja mund ta përfshijë Cavanin në një marrëveshje të mundshme për ta joshur Moratan në Paris.

Related posts

Nigeri-Argjentinë, shikoni notat dhe lojtarin e ndeshjes

Sadik.Autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Shkëndija e Tetovës në tratativa me Sabian Lilajn për objektivin…

Delo.autor

Samuel Eto’o: Salah, në të njëjtin nivel me Messi dhe Ronaldo

Q.Autor

Leave a Comment