Moto GP Sport

MOTO GP/ Kampioni i botës: Ky motor s’bën për mua, por nuk largohem

Vendi i 17-të arritur në garën e Motegi (Japoni) nuk ka rikthyer aspak buzëqeshjen te piloti spanjoll i Honda, Jorge Lorenzo. Ky debutim me motorin japonez është një dështim për ish-kampionin e botës në Moto GP, që ka grumbulluar deri më tani 23 pikë. Ndërkohë që shoku i i tij i skuadrës, Marc Marquez, ka grumbulluar 350 pikë dhe u shpall kampion bote.

“Duke parë faktorët një gjë është e qartë. Ky motor nuk më përshtatet aspak. Prë këtë arsye, jam i detyruar ta pilotoj këtë motor në mënyrë të sforcuar dhe aspak natyrshëm. Natyrisht që këtë sezon edhe dëmtimet kanë bërë punën e tyre”, tha Lorenzo, që kërkon më shumë bashkëpunim nga Honda.

“Nëse ruajmë këtë fuqi motorike dhe përmirësojmë disa aspekte të tij, mund ët jem më kompetitiv. Honda duhet të ndërtojë një motor që të mos jetë vetëm për Marquez, por edhe për mua, pasi jemi dy pilotë”, tha Lorenzo, që konfirmon kështu qëndrimin e tij te Honda edhe sezonin tjetër. “Kam ende edhe një vit kontratë”, tha spanjolli.

Nuk ka munguar replika e Honda, teksa presidenti i saj, Nomura, tha: “Ne duam t’i garantojmë Lorenzo të gjithë mbështetjen tonë, që ai të ketë një motor të mirë. Ky është objektivi ynë dhe do ta mbajmë premtimin tonë”.

Related posts

VLLAZNIA-TEUTA/ Gabim amatoresk i mbrojtes shkodrane, Kallaku realizon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

U TURPËRUA NË “AIR ALBANIA”/ Shqipëria shkarkon Fernando Santos nga stoli i Polonisë

F.autor

FORMULA 1/ Piloti Bottas stërvitje në -22 gradë për të ndalur dominimin e Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment