Futboll Premier League Sport

Salah merr një mesazh prekës nga shoku i skuadrës: Do të përfundojmë ëndrrën që nisëm së bashku 

Mohamed Salah është dëmtuar në finalen e Champions League dy ditë më parë kundër Real Madrid, ku Liverpool humbi me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Përsa i përket dëmtimit të sulmuesit qarkullojnë zëra të ndryshëm se ai mund të rrezikojë Kupën e Botës, ndërsa vetë 25 vjeçari ditën e djeshme ka pohuar se do të jetë i gatshëm për këtë kompeticion.

Lëndimi i tij ka prekur jo vetëm fansat e Liverpool, por edhe ata të Egjiptit. Shoku u skuadrës në Kombëtare Mohamed El-Neny, i cili aktivizohet me Arsenal në një postim në rrjetet sociale ka bërë një mesazh prekës.

“Dëmtimi jot nuk do të ndalojë për të realizuar ëndrrën. Nuk ka zgjidhje tjetër. Ti do të rikthehesh më i fortë se më parë. Ne duhet të përfundojmë ëndrrën që nisëm së bashku”, shkruan El-Neny.

Related posts

MILANI NË ZI/ Tërhiqet nga komentet sportive, “babai” i pseudonimeve të idhujve

Isa.Autor

KREU MARRËDHËNIE INTIME NË TUALETIN E DISKOTEKËS/ Portieri shfryn nervat pas pezullimit: Nuk e dija që…

Delo.autor

“KY VENDIM ËSHTË…”/ U përjashtua nga Roland Garros pasi doli pozitiv me Covid-19, tenisti hedh në gjyq turneun

Delo.autor

Leave a Comment