Sport Tennis

“ËSHTË E VËSHTIRË TË RUASH RUTINËN E PËRDITSHME”/ Flet tenisti Federer: Ky është njeriu sekret në stafin tim që më ka bërë kampion

Tenisti zviceran Roger Federer, në një intervistë për “Credit Suisse”, ka deklaruar se për të është e rëndësishme të rikuperojë sa më shpejt energjitë e humbura pas një ndeshje apo pas stërvitjes. “Rikuperimi i duhur dhe i shpejtë pas lodhjes së një stërvitje apo ndeshje është sekreti për të qenë i suksesshëm dhe jetëgjatë në këtë sport”, tha Federer.

“Të gjithë përpiqen të gjejnë një rrugë të shpejtë dhe efikase. Kam provuar edhe yoga, sidomos kur kisha dhimbje në shpinë. Gjithsesi, kur udhëton kaq shpesh si unë është e vështirë të ruash rutinën e përditshme”, u shpreh numri 3 në botë.

“Në mëngjes, sapo zgjohem, bëj shumë ushtrime fizike. Ha mjaftueshëm dhe shëndetshëm. Arma ime sekrete e kësaj jetëgjatësie të suksesshme në sport është përgatitësi im atletik, Pierre Paganini. E njoh që kur isha 14 vjeç dhe kemi 25 vite që punojmë bashkë. Ai e njeh trupin tim, e di kur jam në formë dhe kur jam i lodhur dhe kam nevojë për pushim”, tha Federer.

Related posts

Episodi i kthesës/ Si Messi bëri psikologun dhe e ktheu Neymar në një yll

Sadik.Autor

Nga Tirana rekordmene tek Kukësi me 1 trofe, ja si vjen Superioria

Isa.Autor

“FLOKËT I KA TË SHTRENJTA”/ Sancho: Qethem në ANGLI SEPSE NUK kam besim te berberët e…

Isa.Autor

Leave a Comment