Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Reali fiton derbin dhe tregon kush është kampioni, Atletico mbetet në krye

Derbi i Madridit shkon për Real Madridin. Ekipi i trajnerit Zinedine Zidane fitoi pastër ndaj Atleticos me rezultatin 2-0. Një fitore shumë e rëndësishme për “Los Blancos” kjo dhe për vazhdimësinë e sezonit dhe kampionatit.

“Los Blancos” e dominuan sfidën dhe morën një fitore të merituar. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, pasi ishte Casemiro që dërgoi topin në rrjetë. Ai shfrytëzoi një harkim të mirë në zonë nga Kroos dhe e dërgoi në rrjetë për 1-0.

Pjesa e dytë pa sërish Realin më kërkues që gjeti dhe golin e dytë. Carvajal lëshoi një silurë që u përplas në rrjetë, pasi Oblak nuk arriti ta ndalë. Mbrojtësi i krahut të djathtë i vuri kapak sfidës. Reali merr 3 pikë të rëndësishme dhe ngjitet në vendin e tretë me 23 pikë. Atletico mbetet e para me 26 pikë dhe një ndeshje më pak.

Related posts

GRAFIKA/ Krizë totale në Jug të Shqipërisë, Superiorja e fshin nga harta (FOTO)

Delo.autor

Neymar ka vendosur të qëndrojë te PSG falë trajnerit Tuchel

Sadik.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Mbrojtësi i Francës do të shkojë te Bayern Munich

Isa.Autor

Leave a Comment