Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMF SPEKTAKOLAR/ Ballshiotët mposhtin Tiranën dhe marrin kreun e Superiores

Bylisi arriti një fitore të madhe në javën e nëntë të Superiores, teksa mundi pastër në shtëpi 3-1 Tiranën.

Në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, sfida nisi që në minutën e 5-të me një gol të vendasve. Ish-mbrojtësi i bardhebluve, Jurgen Goxhaj, shfrytëzoi një top nga goditja e këndit, dhe me kokë tundi rrjetën.

Ekipi i Memës humbi toruan, dhe në minutën e 25-të, pas një topi të humbur në mesfushë nga Batha, përfitoi më së miri Guindo, që teksa kaloi edhe Bakajn, shënoi të dytin. Tirana ishte krejtësisht e pafuqishme të reagonte në fraksionin e parë.

Me fillimin e të dytës, Mema futi Dokën dhe Ngonë, dhe kryeqytetasit shtuan dozën e sulmeve, ku në minutën e 65-të, pas një krosimi nga ana e Ngosë, ishte Dunga që ngushtoi shifrat me kokë, por vetëm përkohësisht.

Në të 70-të, Celis i sapofutur në lojë për ekipin e Dovedan, me një goditje të fortë nga jashtë zone, mposhti për herë të tretë Bakajn në këtë takim. Tirana u përpoq të reagonte, por tre gola ishin shumë për bardheblutë, që deri në fund nuk shënuan më.

Me këtë fitore, Bylisi merr vendin e parë në klasifikim, me 16 pikë, ndërsa në vendin e katërt mbetet Tirana me 14 pikë.

Related posts

PARA NDESHJES KUALIFIKUESE ME ISLANDËN/ E pazakontë, UEFA detyron Kombëtaren të drekojë në mëngjes (FOTO)

Delo.autor

Beloti ëndërron numrin shtatë, Milani gati për sforcon e fundit

Sadik.Autor

Juventus arrin marrëveshjen me Real, ja kur prezantohet Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment