Kombëtarja

Futbollisti i Kombëtares drejt largimit nga Rumania, gati transferimi në Serie A

Kamer Qaka është një nga zbulimet më të bukura të kampionatit të sivjetshëm rumun.

Por, edhe një nga risitë e Kombëtares sonë, të “firmosur” nga trajneri, Kristian Panuçi.

Mesfushori 22-vjeçar numëron 18 prezenca sezonale (17 në kampionat dhe 1 në kupë).

Paraqitjet e tij kanë qenë aq mahnitëse sa kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të klubeve të mëdha të Rumanisë, por edhe ato portugeze, suedeze, spanjolle dhe mbi të gjitha të Serisë A italiane.

E konfirmon skuadra ku ai luan aktualisht

Këtë e konfirmon vetë presidenti i klubit CSM Poli Iasi, Adrian Ambrosie.

“Pranoj se për Qakën kanë ardhur disa oferta të rëndësishme, nga Spanja, Portugalia, Suedia, por edhe nga klube italiane të Serisë A.

Këtu më duhet të shtoj edhe klubet e mëdha të kampionatit rumun si Steaua, Kluzh CSU Kraiova.

Dhe i gjithë ky interesim na e bën shumë të vështirë që të shpresojmë të mbajmë lojtarin në skuadër, gjatë merkatos së janarit.

Për momentin, Braga (Portugali) dhe Malmo (Suedi) na kanë ofruar zyrtarisht 500 mijë euro për Qakën.

Por, duke parë cilësitë e futbollistit tonë, ai vlen të paktën 1 milion euro.

Edhe pse do të donim shumë që ta mbanim në grupin tonë, në janar do të na duhet të dëgjojmë edhe ofertat spanjolle e italiane, pasi interesimi është shumë i lartë për të”.

Kamer Qaka u transferua në Rumani me parametër zero nga klubi norvegjez i Kristiansundit.

Futbollisti, i cili, përveç pasaportës shqiptare, gëzon edhe nënshtesinë norvegjeze.

 

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ Trajneri Soza: Reja ka bërë një ekip mjaft të fortë. Ndeshja e parë ishte e balancuar, por…

Delo.autor

REALIZOI DOPIETË NDAJ TRABZONSPOR/ Mesfushori Çekiçi: Babai më kritikoi, ja kush më ndihmon shumë… (VIDEO)

Delo.autor

RONALDO I SHQIPËRISË/ UZUNI gol dhe asist në kampionat me Lokomotivën e Zagrebit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment