Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Liverpool triumfon me “POKER” në Belgjikë, Napoli mposht “përbindëshin” Haaland

Liverpooli është argëtuar ndaj Genkut në Belgjikë duke fituar me rezultatin 1-4. Një transfertë e thjeshtë për djemtë e Jurgen Klopp që bënë gjithçka si duhet. Ekipi anglez shënoi 4 herë në portën kundërshtare duke mos komplikuar situatat në grupin E.

Takimi nisi mjaft mirë për miqtë, pasi kaluan menjëherë në avantazh me anë të Oxlade-Chamberlain që realizoi në minutën e 2′. Ai gjuajti bukur nga jashtë zone dhe përshëndeti rrjetën. Sulmuesi realizoi dhe të dytin në minutën e 57′. Emrin në listën e golashënuesve e lanë dhe Mane e Salah, ndërsa në fund vendasit gjetën golin e nderit me anë të Odey. Mane dhe Salah kanë vendosur “paqen” mes tyre pasi kanë asistuar në golat e njëri-tjetrit.

Vuan Napoli i Carlo Ancelottit, por merr një fitore të vyer me rezultatin 2-3 në Gjermani ndaj Salzburgut. Italianë fitojnë me vuajtje, por koleksionojnë 3 pikët e radhës. Mertens i dha avantazhin të tijve në minutën e 17′, por “përbindëshi” Haaland barazoi gjithçka në të 40′ me penallti. Pjesa e dytë është fotokopje e së parës, pasi Mertens gjen sërish golin e Haaland vendos baraspeshën. Kur u mendua se gjithçka do të vështirësohej mendoi Insigne t’i falte 3 pikët skuadrës së Napolit.

Italianët mbajnë vendin e parë me 7 pikë të ndjekur nga Liverpooli me 6, Salzburgu me 3 dhe Genku mbyll tabelën pa asnjë pikë.

Related posts

INTERI SFIDON JUVEN PËR POGBAN/ Zikaltrit ofrojë SUPER sulmuesin si “pjesë këmbimi”

Isa.Autor

Çmendet komentatori islandez, shikoni euforinë pas penalltisë së pritur ndaj Messit (VIDEO)

Sadik.Autor

Salah po ‘fiket’ atëhere kur nuk duhet

Sadik.Autor

Leave a Comment