Futboll La Liga Sport

REAL MADRID ME DHIMBJE KOKE/ Ylli Hazard u dëmtua në ndeshjen ndaj Alaves, ja sa do të mungojë…

Futbollisti i Real Madridit Eden Hazard ka pësuar dëmtim në muskulin e kofshës së djathtë. Klubi spanjoll konfirmoi sot diagnozën e lëndimit të anësorit belg, i cili u dëmtua në takimin e fundit në kampionat ndaj Alaveshit. Por, më e keqja për Hazard dhe Realin nuk mbaron këtu.

Sipas mediave iberike, 29-vjeçari rrezikon të mungojë 3 javë duke humbur kështu derbin e Madridit, që luhet në datën 12 dhjetor.

Eksperienca e Hazardit te Reali po rezulton një makth i vërtetë pasi në dy sezonet e fundit, ai ka luajtur vetëm 15 ndeshje dhe asnjëherë nuk i ka mbyllur të plota. Përveç kësaj, ai është dëmtuar me periudha të gjata duke mos i qenë i gatshëm për skuadrën në pjesën më të madhe të kohës.

Related posts

(FOTO) Manchester City-Bournemouth, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

“HAPENI DERËN, KARABINIERËT”/ Lojtarit të Romës i sekuestrojnë shtëpinë

Delo.autor

FITOI BETEJËN ME COVID-19/ Trajneri i Milan tregon 18 ditët larg ekipit: Më mungoi shumë përditshmëria…

Delo.autor

Leave a Comment