Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Interi “tregon dhëmbët”, Barcelona fiton me vështirësi në Çeki

Interi ka mposhtur Borussia Dortmund me rezultatin 2-0 në San Siro.  Një fitore e rëndësishme për zikaltrit, që i afrohen Dortmundit dhe aktualisht ndodhet me pikë të barabarta me gjermanët në vendin e tretë. Interi e ka nisur mirë sfidën dhe në minutën e 22’ ka shënuar golin e avantazhit me Lautaro Martinez, i cili kohët e fundit ka treguar një formë fantastike.

Megjithatë, miqtë shtojnë presionin nga minuta në minutë dhe sidomos në pjesën e dytë kanë detyruar vendasit të qëndrojnë shumë mbrapa për të mbrojtur rezultatin. Gjermanët kishin disa mundësi të mira për të barazuar, por Handanovic ka qenë i gatshëm për t’u mohuar golin. Lautaro mund të kishte vendosur ndeshjen më përpara, por ka gabuar penalltinë përpara se Candreva të vuloste fitoren në të 89-ën pas një kundërsulmi të bukur.

Barcelona ka marrë një fitore të vështirë ndaj Slavia Prague në fushën e çekëve me rezultatin 2-1. Ishte një sfidë e luftuar që tregon edhe njëherë se në Champions nuk ka më skuadra të lehta. Leo Messi ka shënuar golin e avantazhit që në minutën e 3’ të takimit. Ai ka shënuar golin e parë të sezonit në Champions, dhe jo vetëm kaq, ky është i 15-i sezon radhazi që argjentinasi shënon gol në kompeticionin më prestigjioz europian. Me golin në fillim të takimit u duk sikur Barça do të bënte një goleadë, por nuk ishte ashtu. Boril ka barazuar për vendasit pas pushimit dhe autogoli i Olayinka-s i ka dhënë fitoren katalanasve të cilët mbeten në krye të grupit F me 7 pikë.

Related posts

STATISTIKA/ Partizani fiton duelin e parë me Kukësin, ”makthi” i të kuqve është vetëm…

Isa.Autor

Barça, për të siguruar trofeun dhe golat e Messit në “Riazor”

Sadik.Autor

PLAS NË FUTBOLLIN ANGLEZ/ “Thirrja” e Guardiolës: Ndryshoni këtë rregull ABSURD

Isa.Autor

Leave a Comment