Futboll Sport

PENALLTI “DHURATË” NË MINUTAT E FUNDIT/ Edin Dzeko “shpërthen” kundër arbitrit… (VIDEO)

Menjëherë pas ndeshjes së barazuar nga Roma përballë Borussia Monchengladbah, Edin Dzeko, sulmuesi verdhekuq, ka shpërthyer ndaj arbitrit i cili akordoi penallti për ekipin gjerman në minutat e fundit, duke gabuar totalisht.

Topi preku në fytyrën e Smalling, po për arbitrin kishte prekur dorën: një vendim absurd! “Eshtë një gabim i rëndë që në këto nivele nuk duhet të ndodhë, me dy pikë ndryshonte gjithçka! E pashë menjëherë që ishte fytyra e Smalling dhe jo dora. Me një fitore do ta kishim të lehtë. Nuk e kuptoj arbitrin, ai ishte shumë i sigurt. Madje, më tha se duhet të largoheshim, që ishte penallti. Të japësh një penallti kështu në fund është e papranueshme”.

Related posts

Mourinho: Manchester United e meritoi fitoren ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Telashe për trajnerin, PANUCCIN e gjobit gjykata…

Isa.Autor

SFIDA ELIMINATORE ISLANDË-SHQIPËRI/ Ja sa tifozë tifozë shqiptarë do të jenë në “Reykjavík”

Delo.autor

Leave a Comment