Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA DHE MEMA MBYLLIN BASHKËPUNIMIN/ Ja dy alternativat për pankinën bardheblu

Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i klubit bardheblu. KF Tirana dhe trajneri kanë ndërprerë bashkpunimin pas humbjes me Bylisin, rezultat i cili vinte pas disa ulje ngritjeve. Report Tv mëson se nuk ka pasur një shkarkim apo dorëheqje të prerë por një marrëveshje me konsensus, që Mema mos vijojë më të jetë trajner i kryeqytetasve.

Që të enjten trajneri nuk është paraqitur në stërvitje dhe pas një bisede me presidentin Refik Halili palët i kanë dhënë duart njëri-tjetrit.

Më herët ishte përfolur për largimin por klubi e besoi sërish Memën, ndërsa këtë herë një deklaratë e trajnerit ka bërë diferencën, pasi Mema la të kuptohet se disa lojtarë nuk duan të  të japin maksimumin.

Nga sa mësohet janë dy alternativa për të zëvendësuar Memën, i cili në krye të Tiranës qëndroi për afër një vit kalendarik. Bëhet fjalë për dy trajnerë të njohur në Superligë, Jualian Ahmataj dhe Bledar Devolli.

Related posts

ARMIQ TË PËRBETUAR/ Pse Roma dhe Feyenoord urrehen kaq shumë, si nis konflikti

F.autor

KOSOVA 1 VIT PA FITUAR/ Titullari i “dardanëve” feston me pije alkoolike në krahët e një femre

Delo.autor

“KOSOVA ËSHTË SERBI”/ Tifozët e Sparta Pragës provokojnë Shaqirin

Delo.autor

Leave a Comment