Futboll Premier League Sport

PAS FITORES “DRAMATIKE” NDAJ CRYSTAL/ Klopp: Kemi kapur një shifër të rëndësishme

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp është i kënaqur me ekipin e tij pas fitores dramatike 4-3 ndaj Crystal Palace.

Liverpool ka vuajtur goxha, por në fund ka triumfuar me meritë dhe Klopp është mirënjohës.

“Është një lehtësim i madh. E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Crystal Palace tradicionalisht luan mirë ndaj Liverpool dhe me forcën fizike që ka si ekip ishte e qartë se pjesa e parë do të shkonte ashtu.

“Ata janë shumë të mirë në kundërsulme, Wilfried Zaha është një sulmues i klasit botëror.

“Duhet të qëdronim me mentalitet pozitiv, disavantazhi ishte një zhgënjim i madh, thjesht duhet të fitonim pjesën e dytë dhe bëmë detyrën tonë.

“Ka mënyra të ndryshme për të fituar një ndeshje futbolli, sot duhet të sakrifikonim jashtë mase për tre pikët.

“U munduam të kontrollonim ndeshjen, por na mungonte qetësia. Ky është një rezultat i madh, që tani kemi 60 pikë, një shifër e rëndësishme.

“Jam krenar, ndodhën disa gjëra për të cilat nuk kemi nevojë, por kemi shumë mungesa. Salah? Ai është një lojtar i klasit botëror.”

Related posts

BARCELONA KËNAQ KËRKESAT E AJAX PËR DE LIGT/ Mbahet “peng” nga…

F.autor

Një lajm i mirë për tifozët/ “MAGJISTARI PIRLO” mund të rikthehet në fushë me…

Isa.Autor

(FOTO) Formacioni i javës në Bundesliga, shkëlqen Batshuayi

Q.Autor

Leave a Comment