Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Trajneri rreh me shpulla lojtarët në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Një video me trajnerin e të rinjve të Kajseri Mejenspor në dhomat e zhveshjes, ka filluar të bëjë xhiron e internetit.

Të rinjtë e kësaj skuadre që luajnë në futbollin amator të Turqisë, nuk arritën rezultatin e dëshiruar në ndeshje, dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit.

Halit Kurt i mërzitur nga loja e ekipit të tij, vendosi t’i dënojë lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes.

Tekniku turk shihet në video teksa godet lojtarët e tij me shpulla, nga i pari tek i fundit.

Kjo video menjëherë ka filluar të bëjë xhiron në rrjetet sociale, teksa në Turqi e quajnë si një skandal.

Related posts

Conte konfirmon: Morata mungon ndaj Huddersfield

Q.Autor

JUVENTUS-ATALANTA/ Ronaldo kërkon “Këpucën e Artë” të Serie A (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Nga La Masia në titullar, Barcelona kërkon të blindojë talentin e madh

Delo.autor

Leave a Comment