Futboll Seria A Sport

JUVENTUS PA RONALDON/ Lecce dhe “Zonja e Vjetër” ndajnë pikët

Juventus nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Lecces në transfertë, duke i dhënë një mundësi të artë Interit për të marrë kreun e Serie A.

Bardhezinjtë vinin në këtë ndeshje pa Cristiano Ronaldon, të cilin trajneri Sarri vendosi ta linte pushim, por me sa duket ka gabuar rëndë. Pavarësisht se “Zonja e Vjetër” mori avantazhin në minutën e 50-të, pas 11-metërshit të shndërruar në gol nga Dybala, Lecce arriti të reagonte.

Gjashtë minuta më vonë, ishte Mancosu, i cili në të njëjtën mënyrë si “La Joya”, shënoi nga pika e bardhë, pas një topi të prekur me dorë nga De Ligt. Barazim 1-1, me Juventusin që pavarësisht se u përpoq deri në fund, nuk arrit të çante mbrojtjen e Lecces.

Related posts

“EURO 2020″/ Spinacola dhe Di Lorenco, shigjetat e “Axurrëve” fluturojnë me… 33 km/h

Delo.autor

ISHTE KAPITEN TEK ARSENAL NË MIQËSORE/ Por shikoni çfarë bën Mustafi me shiritin (FOTO)

Delo.autor

ALLEGRI BËN HAPIN E MADH/ Një adoleshent titullar në sulm ndaj Atleticos, ja kujt i zë vendin

Delo.autor

Leave a Comment