Futboll Premier League Sport

OPERACION 252 MILIONË EURO/ Manchester City gati të plotësojë kërkesën e “çmendur” të Raiola-s

Drejtuesit e Manchester City duket se janë të gatshëm të paguajnë shumën që Mino Raiola, në mënryë që të sigurojë Erling Haaland.

Sipas The Sun, Raiola kërkon 55 milionë euro si komision për shitjen e Haaland dhe Manchester City nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta paguajë.

Haaland, 21 vjeç, mund të blihet për 75 milionë euro për shkak të kluazolës që ka në kontratën e nënshkruar me Borussia Dortmund.

Raiola ka thënë se City janë i vetmi klub anglez që pëlqehet nga sulmuesi norvegjez.

Lojtari do të kërkonte 24 milionë euro në vit për pesë vite, kështu që shpenzimi total për të siguruar shërbimet e tij do të ishte rreth 252 milionë euro.

Related posts

LIVE Tirana-Kukësi/ “Djall dhe engjëll”, Abibi shkakton penallti, por ia pret po vetë Rexhinaldos (VIDEO)

Isa.Autor

Rivaliteti mes MESSIT dhe RONALDOS, Maldini bën zgjedhjen e tij

Isa.Autor

FITOI ME TRIPLETË NË ANDORRË/ Ervin Bulku kthen “De Biazin” pas 22 muajsh…

Delo.autor

Leave a Comment