Futboll Sport

LËNIA JASHT E MESUT OZIL/ Emery zbulon se kush e mori vendimin

Unai Emery më në fund ka zbuluar detaje nga ‘mungesa e mistershme’ e Mesut Ozil.

Mesut Ozil është lënë jashtë skuadrës së Arsenal prej disa kohësh dhe trajneri i ‘topçinjve’ ka bërë të ditur se nuk do të nxitohet ta rikthejë atë në skuadër.

Emery ka thënë se vendimi për ta lënë Ozil jashtë skuadrës është marrë nga i gjithë klubi dhe jo vetëm nga ai personalisht.

“Këtu ne jemi pajtuar për një strategji si klub, si skuadër” ka thënë Emery fillimisht.

“Sepse, gjëja më e rëndësishme është klubi, skuadra dhe performancat e mira. Mendoj se nuk është momenti i duhur për të folur për të. E di se tifozët duan përgjigje, por nuk është koha e duhur” përfundojë trajneri spanjoll.

Lojtari që dikur mbronte ngjyrat e Gjermanisë po lidhet së fundmi me një transferim të mundshëm në MLS, por interesim për të ka edhe nga Superliga e Turqisë.

Related posts

Vllaznia nuk sheh mbrapa, kërkohet përqendrim maksimal te Partizani

Sadik.Autor

EMOCIONUESE/ VDIQ në aksident me helikopter, klubi nderon në mënyrë MADHËSHTORE presidentin

Isa.Autor

PANIK PËR CASSANON/ Ish-sulmuesi shtrohet në spital prej COVID-19 edhe pse…

Delo.autor

Leave a Comment