Futboll Premier League

Conte bën gati valixhet, Chelsea nis bisedimet me ish trajnerin e Barcelonës

Kanë nisur bisedimet mes drejtuesve të Chelseat dhe dikur trajnerit të Romës dhe Barcelonës, Luis Enriques.

Chelsea ia ka ofruar Enriques një kontratë dyvjeçare e gjysmë, me të cilin duan ta zëvendësojnë Antonio Conten, raporton Sport, përcjell Express.

Italiani është nën presion të madh në javët e fundit dhe raportohet se Chelsea është shumë afër marrjes së vendimit për ta liruar atë nga detyra pas humbjes turpëruese 4-1 ndaj Watfordit të hënën mbrëma.

Ndërkohë, Enrique është njeriu me të cilin pronari i të kaltërve, Roman Abramovich, dëshiron ta zëvendësojë Conten.

Abramovich veçse i ka ofruar kontratë spanjollit.

 

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NË MERKATO/ Haaland dhe Mbappe janë ëndrrat e mëdha, por Real ka edhe një alternativë të bujshme

Delo.autor

GJITHÇKA NË KUSHTE OPTIMALE/ Përfundon shtrimi i tapetit të ri, shihni si duket “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

THYHET MALLKIMI HISTORIK/ Inter mposht me GOLEADË Salernitanën dhe mbron kreun

Delo.autor

Leave a Comment