Futboll La Liga

Coutinho: U befasova kur pashë që Messi është person real

Philippe Coutinho është duke e jetuar ëndrrën në Barcelonë dhe thotë se është i nderuar të luajë përkrah ikonave të futbollit si Lionel Messi dhe Andres Iniesta.

Transferimi nga Liverpooli në Barcelonë për një shumë rekord në vlerë 160 milionë euro gjatë janarit ia ka mundësuar 25-vjeçarit t’iu bashkohet superyjeve më të mëdha në “Camp Nou”, transmeton Express.

“Është një ndjesi e jashtëzakonshme kur shikon përreth zhveshtores dhe sheh Andresin, Leon, Luis [Suarezin] dhe Sergio Busquetsin dhe të tjerët”, ka thënë Coutinho për Sky Sport.

“Ata janë lojtarë të cilët i shihja në TV apo me të cilët luaja në PlayStation, por tani e ndaj zhveshtoren me ta, gjë që është e jashtëzakonshme për mua”, ka shtuar braziliani.

Ai ka theksuar se Messi e ka mirëpritur ngrohet si gjithë të tjerët.

“Si gjithë të tjerët dhe unë gjithmonë kam menduar se Messi është lojtari më i mirë në botë dhe tani që jam këtu me të, ndihem i nderuar. Është përvojë fantastike ta shoh duke stërvitur dhe luajtur. Mënyra se si e transformon ndeshjen ai është e pabesueshme”, ka theksuar Cou.

“Ai është person vërtet i qetë. Si gjithë të tjetër, më mirëpriti ngrohet. U trondita sepse e pashë që është person real”, ka shtuar ai.

Related posts

“EURO 2020″/ Nuk luhet vetëm për 8 kg argjend, UEFA rrit premiot me 25% në këtë kompeticion

Delo.autor

PLAS TEK INTERI/ Candreva rrezikon Ligën e Kampionëve, ja arsyeja BEFASUESE

Isa.Autor

SHKRESA ZYRTARE/ La Liga i jep goditjen e rëndë Messit: Nuk mund të largohet falas nga Barcelona!

Delo.autor

Leave a Comment