Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE KAMPIONËT E EUROPËS/ Skuadra e Klopp nuk fal as ndaj Tottenham

Liverpuli ka përmbysur Totenhemin në një ndeshje shumë të vështirë dhe spektakolare duke marrë kështu trepikëshin.

Skuadra e Jyrgen Klop, e gjeti veten në disavantazh që në minutën e parë. Heri Kejn nuk fali dhe kaloi në epërsi Spërsat.

Në pjesën e dytë Liverpuli u zgjua dhe në minutën e 52-të, gjeti rrugën e rrjetës me anë të Hendersonit, i cili në shtyllën e dytë, goditi dhe shënoi.

Ishte Salah më pas që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në epërsi Liverpulin.

Kështu ekipi i Klopit vazhdon të udhëheqë nga vendi i parë dhe ruan diferencën me gjashtë pikë nga Mançester Siti.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Tirana me objektiva të qarta, “bardheblutë” kanë prioritet dy reparte

Delo.autor

HISTORIA E PABESUESHME/ Rrugëtimi i Jurgen Klopp që nisi nga një bast i rrezikshëm

Delo.autor

Roma kërkon të blindojë kapitenin e së ardhmes, përgatit rinovimin me Florenzin

Q.Autor

Leave a Comment