Futboll Seria A Sport

SHERRI ME TRAJNERIN GASPIRINI/ Skuadra e Serie A i bën dalje kapitenit Gomez. Ja vendimi drastik…

Zënka me trajnerin Gasperini duket se i ka kushtuar shtrenjtë futbollistit argjentinas Papu Gomez. Tekniku i skuadrës zikaltër, në bashkëpunim me klubin, ka vendosur të dënojnë 32-vjeçarin argjentinas, duke mos e grumbulluar në duelin e rëndësishëm ndaj Romës.

“Trajneri, në marrëveshje me klubin, ka vendosur të mos grumbullojë lojtarin Alejandro Papu Gomez për shkak vendimit teknik”, thuhej në sqarimin e klubit.

Me shumë gjasa kapiteni 32-vjeçar i Atalantës do të largohet nga bergamaskët në merkaton e janarit, për shkak të situatës së tendosur me klubin.

Related posts

Kategoria e Dytë, ja të gjitha rezultatet e pjesëve të para

Q.Autor

THANË SE DOLI LAKURIQ PARA KAMERAVE/ Sportistja e njohur befason me pamjen e saj (FOTO)

Delo.autor

Spektakël në stërvitje/ Ronaldo shënon një gol të jashtëzakonshëm (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment