Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRPLASJA ME TIFOZËT “BADHEBLU”/ Reagon Realdo Fili: I kam kërkuar atyre që… (FOTO)

Fundi i ndeshjes mes Luftëtarit dhe Tiranës, pati edhe momente tensioni në Gjirokastër.

Pas humbjes së vendasve, tifozët gjirokastritë që filluan të kritikojnë skuadrën për paraqitjen në fushë. Nervat nuk i mbajtën disa prej lojtarëve bluzinjë, që shkuan drejt tifozëve për të shkëmbyer disa fjalë.

Në lidhje me këtë “përplasje”, ka reaguar Realdo Fili, i cili ka sqaruar përmes një statusi në instastori publikun. Ai shprehet se nuk ka pasur asnjë konfrontim me ta, por vetëm janë sqaruar gjërat nëpërmjet një bisede dhe është kërkuar durim.

Postimi i Filit: 

“Sqarim për të gjithë publikun gjirokastrit dhe atë shqiptar:

Tifozët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit, prandaj jam i detyruar të përgënjeshtroj që kam pasur një përplasje me tifozerinë tonë.

I gjithë tensioni ka ardhur si pasojë e rezultateve dhe në bisedën tonë me tifozët, kam kërkuar durim dhe mbështetje prej tyre (siç kanë bërë gjithmonë) deri në momentin e kthesës.

Unë si lojtar profesionist respektoj çdo tifozeri dhe i falënderoj për mbështetjen, si dhe për kritikat. Faleminderit!”, shkruan Realdo Fili.

fili

/PANORAMASPORT.AL/

Related posts

Mourinho i fiksuar pas këtij lojtari, ofron 60 milionë euro

Sadik.Autor

Ulreich thyen heshtjen, ja çfarë thotë pas gabimit ndaj Real Madridit

Sadik.Autor

COUTINHO BËHET “ASISTUES”/ “MAGJIKU” merr yllin e Premier League te Barcelona

Isa.Autor

Leave a Comment