Futboll Seria A Sport

PAS HUMBJES NDAJ ROMËS/ Dhjetë pikë në 9 ndeshje, ja kur Milan kishte të njëjtën ecuri rezultatesh

Një pikë në dy ndeshje, me katër gola të pësuar. Sigurisht, aventura e Stefano Piolit në krye të Milanit, nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pas barazimit ndaj Leçes dhe humbjes kundër Romës, vendi në renditje për “Djallin”, sa vjen dhe përkeqësohet. Vetëm 10 pikë të marra deri tani nga Milani, 3 me shumë se Spali i vendit të parafundit.

Për të parë të njëjtën ecuri të kuqezinjve, duhet të rikthehemi në vitin 2012, kur skuadra kishte marrë po kaq sa ka këtë sezon.

Ishte Milani i cili asokohe drejtohej nga Alegri, i cili në fillim të sezonit kishte hasur vështirësi, por në fund ia dolën të renditen në vendin e 3-të, duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Diçka që tani duket e vështirë të ndodhë, por tifozëve nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të shpresojnë se gjithçka do të rregullohet.

Related posts

E RËNDËSISHME/ UEFA ka një njoftim për biletat e paautorizuara të finales së Conference League

F.autor

“EGËRSOHET DUELI”/ McGregor thotë ”fitova betejën”, Khabib e PËRQESH KEQ, pritet që…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Vllaznia firmos me mesfushorin moldav, kompletohet reparti ofensiv

Delo.autor

Leave a Comment