Moto GP Sport

DRAMË NË MOTOGP/ Aksidentohet rivali, Marquez fiton në xhiron e fundit (VIDEO)

Marc Marquez po vendos “rregullat” në MotoGP, pasi nuk toleron në asnjë garë. Ai fitoi sërish në çmimin e madh të Australisë duke vazhduar ecurinë e fitoreve. Kampioni i botës nuk e pati aspak të lehtë të siguronte vendin e parë, pasi dueloi fort me Vinales. Ky i fundit zhvilloi një garë mjaft të mirë deri në xhiron e fundit kur humbi duelin me spanjollin dhe u rrëzua.

Vendi i dytë shkoi për Cal Crutchlow që përfitoi nga gabimi i Vinales në fund, ndërsa vend në podium kishte dhe për “heroin e shtëpisë” australianin Jack Miller. Ai u ngjit në podium dhe nuk mund të mungonte festimi i pirjes së shampanjes me këpucë.

Rossi vazhdon dhe zhgënjen, pasi e mbylli garën i teti. “Doktori” ndjen vitet mbi shpatulla dhe është në të perënduar të karrierës së tij.

Related posts

LUFTËTAR I ZOTI/ Odise ROSHI “ngrihet në këmbë”, vetëm në ditën e dytë pas operacionit (VIDEO)

Isa.Autor

VIJOJNË TRATATIVAT/ MODRIC i zhgënjyer nga REALI, Spalletti: Jemi të fortë edhe…

Isa.Autor

ZYRTARE/ UEFA e konfirmon, Shqipëri-Francë do të luhet në “Arenën Kombëtare”

F.autor

Leave a Comment