Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Disfata ndaj Romës, ja 5 turpet për historinë e “Kuqezinjve”

– E djeshmja ishte hera e gjashtë në historinë e Milani që humb pesë nga 9 ndeshjet e para të kampionatit. Diçka e tillë ka ndodhur edhe në sezonet 2012-‘13, 1941-‘42, 1938-‘39, 1932-‘33 e 1930-‘31.

– Në tetë ndeshjet “shtëpiake” që Zaniolo ka shënuar, Roma nuk ka humbur kurrë, duke koleksionuar pesë fitore dhe tri barazime. Dy realizime talenti verdhekuq i ka shënuar pikërisht ndaj Milanit.

– Tre golat e fundit të Xhekos janë shënuar të gjithë me kokë. Boshnjaku është futbollisti që ka shënuar më shumë gola me kokë në këtë sezon të Serisë A ku në total ka realizuar pesë rrjeta. Sikur të mos mjaftonin këto, Xheko është futbollisti më i moshuar që ka shënuar të paktën pesë herë në pesë kampionatet madhore të Europës.

mILAN

– Me dy gola e një asist, Teo Hernandez ka qenë pjesë e gjysmës së gjashtë golave të fundit të Milanit. – Në pesë ndeshjet e fundit kuqezinjtë janë ndëshkuar mesatarisht dy herë çdo 90 minuta.

– Milani është skuadra që me gabimet e saj ka mundësuar më shumë goditje në portë nga rivalët (7).

– Nga ndalesa për kombëtaret në shtator, Milani ka pësuar 12 gola. Vetëm Xhenoa, Sasuolo dhe Leçen kanë bërë më keq se kuqezinjtë.

 

Related posts

SHKËLQEU ME SHPRESAT/ Skuadra e njohur italiane kërkon sulmuesin Vrioni

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Lituani-Itali. Rezultati 0-2

Delo.autor

CONTE DO TË ULET NË STOLIN “ZIKALTËR”/ Tifozët e Juventusit ndihen të tradhtuar: Hiqeni yllin që i dedikohet…

Delo.autor

Leave a Comment