Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Skënderbeu. Nis pjesa e dytë

Flamurtari dhe Skënderbeu luajnë mes tyre takimin e vlefshëm për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Në stadiumin “Flamurtari” të qytetit të Vlorës, vendasit vijnë me trajnerin e komanduar Birçe në krye të stoli, pas largimit të Sadedinit, dhe kërkohet ndryshim, pikërisht ndaj korçarëve.

Nga ana tjetër, Skënderbeu pas humbjes në mesjavë ndaj Partizanit, kërkon gjithashtu një fitore, ndaj vendit të fundit në renditje.

 

LIVE | Flamurtari-Skënderbeu 0-1

GOLAT:  / Bregu 23′

 

KOMENTI LIVE

15’ Ribaj në të djathtë, jep për Sukajn, por shkodrani brenda zone gabon dhe godet jashtë portës së Koliçit.

13’ Ndeki nga e djathta, kroson por Oto Xhon nga shumë pranë nuk e shtyn dot në rrjetë.

12’ Goditje nga shumë larg e Bregut, por pa adresë.

11’ Niset shpejt Flamurtari, pas një pasimi të gabuar nga Ndeki, por në fund krosimi nga e djathta është krejtësisht i gabuar nga Ribaj.

9’ Ndeki shtyn nga e djathta, por topi i hedhur në zonë nga ai bllokohet.

4’ Goditje drejt e në portë, por devijohet topi nga mbrojtja vendase.

3’ Faull në sulm në favor të miqve, pas një faull në dëm të Taipit.

2’ Kroson Ndeki nga e djathta, dhe devijohet topi në goditje këndi.

1’ Mbajnë topin duke kërkuar sulmin korçarët.

1′ Nis takimi në Vlorë.

FORMACIONET

FLAMURTARI:  Moçka, Qarri, Sarris, Zeqaj, Pjeshka, Rrapaj, K. Nebihu, Hoxhaj, Ribaj, Sukaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe.

SKËNDERBEU: Koliçi, Pëllumbi, Pollozhani, Dita, Meksi, Daja, Taipi, Gripshi, Ndeki, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Alfred Shkreta, Orgest Grabova, Emirjon Sino

Related posts

“EURO 2020″/ Spektakël në “Gazprom Arena”, bomberi Lewandowski bën heroin dhe ndëshkon Suedinë (VIDEO)

Delo.autor

Këto janë mbrojtësit më të mirë të këtij sezoni në Evropë

Sadik.Autor

MBI KRIJIMIN E “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Presidenti Agnelli: Jemi mbledhur në një moment kritik për të transformuar…

Delo.autor

Leave a Comment