Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ZVICERAN/ Sulmuesi Ademi largon Kombëtaren: Jam në kontakte me Gjermaninë, Zvicrën dhe…

Kemal Ademi po tregon një formë shumë të mirë te Bazeli në këtë fillim sezoni, teksa deri më tani, teksa në 9 ndeshje të zhvilluara në kampionat ka arritur të shënojë 6 gola.

Për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, Ademi tashmë ka fituar postin e titullarit te ekipi zviceran. Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se lojtari është kontaktuar nga Shqipëria dhe Kosova, për të zgjedhur kombëtaren që do të përfaqësojë.

Megjithatë, mundësitë që lojtarin ta shikojmë me bluzën e Shqipërisë janë minimale, teksa diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë lojtari.

Në një intervistë të dhënë për “BZ Basel”, 23-vjeçari është shprehur se ai është në kontakte me tre kombëtare: “Objektivi im më i madh është të luaj në Kampionatin Europian, verën e ardhshme. Unë me të vërtetë dua të luaj atje. Kosova, Zvicra dhe Gjermania, të treja do të ishin të mundshme.ADMS

Jemi në kontakte me të tre kombëtaret. Nuk jam aspak i shqetësuar për këtë dhe dua vetëm të përqendrohem te Bazeli. Çdo gjë do të vijë vetë me kohën.”, u shpreh Ademi.

Related posts

“LARG ALKOOLIT E DUHANIT”/ Edi Reja i bashkohet fushatës së UEFA-s për më shumë aktivitet fizik

Delo.autor

BËJNË HISTORINË DHE REKORD NË CHAMPIONS/ Ramos dhe Varane, një “mur” në Stamboll

Delo.autor

“TË GJITHË E DINË PSE U LARGOVA”/ Cannavaro dhe kthimi te Juventusi, një aventurë falimentimi…

Delo.autor

Leave a Comment