Futboll Seria A Sport

ROMAGNOLI ZGJEDH TRAJNERIN E RI/ Tifozët irritohen me vendimin e kapitenit të tyre

Alesio Romanjoli është një nga lojtarët më të dashur nga tifozët e Milanit, teksa nuk ka pasur asnjëherë probleme me fansat.

Vetëm pak kohë më parë, mbrojtësi italian u largua nga agjenti Serxhio Berti, dhe ishte në kërkim të një agjenti tjetër.

Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, 24-vjeçari  ka zgjedhur agjentin e ardhshëm me të cilin do të bashkëpunojë. Mino Raiola është zgjedhja e kapitenit kuqezi, i cili me këtë vendim ka irrituar së tepërmi tifozët.

Fansat kuqezi e urrejnë agjentin në fjalë, pasi vetëm para dy vitesh Raiola i detyroi drejtuesit e Milanit ta rinovonin kontratën me Donarumën, në të kundërt ata do të largoheshin, me fansat që asokohe dolën edhe kundër portierit.

Related posts

FIFA PËRDITËSON RENDITJEN/ Ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria

F.autor

Real Madrid, ka gati dy emra nëse nuk arrihet marveshja me Neymarin

Sadik.Autor

Juventus 2:1 Hellas Verona, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment